64. Jusuf Kastrati — Roli i përkthimit në kuptimin e fesë

Prishtina Talks

Prishtina Talks

96 views

Në këtë ligjëratë të Prishtina Talks, hoxhë Jusuf Kastrati — përkthyes i Kuranit në shqip dhe veprave tjera — ndalet te një çështje që rrallë trajtohet në thellësi: si ndikon përkthimi në vetë kuptimin e fesë.

Përmes rasteve konkrete nga puna me Kuranin dhe hadithet, ai tregon pse përkthimi fjalë për fjalë shpesh e tradhton kuptimin. Shpjegon pse disa terma (gajb, rrisk, melek, haxh) duhen ruajtur në origjinal dhe pse “ilah” e “ibadet” janë ngushtuar në përkthimet standarde. Tregon edhe si fjalitë eliptike dhe shprehjet idiomatike arabe kërkojnë shpjegim që përkthimet shpesh e lënë jashtë. Ligjërata mbyllet me ndikimin e botëkuptimit të përkthyesit mbi tekstin që përkthen, nga nacionalizmi arab te filozofia greke.

Disa pika që trajtohen:

📌 Kur besnikëria ndaj fjalës bëhet tradhti ndaj kuptimit
📌 Si një gabim i vetëm në një libër mund të bëhet praktikë e përhapur
📌 Pse ka rëndësi kush e tha fjalën: pejgamberi a.s. apo transmetuesi
📌 Çfarë humbet kur fjalët kyçe të Kuranit përkthehen me barazvlerësin më të afërt shqip
📌 Pse shumica e përkthimeve shqip të një ajeti nga sureja Jusuf japin kuptim të kundërt nga ai që kanë shpjeguar selefët
📌 Si u ndryshua titulli i një libri në përkthim nën ndikimin e nacionalizmit

📍 Prishtina Talks

Kapitujt:

0:00 Hyrje: ndikimi i përkthimit në kuptimin e fesë
2:50 Përkthimi fjalë për fjalë vs përçimi i kuptimit
3:47 Saktësia e tekstit burimor dhe gabimet teknike
5:51 Dallimi mes fjalës së pejgamberit dhe transmetuesit
10:25 Emërtime farefisnore në arabisht ("ibn am" = kushëri)
12:30 Fjalë pa barazvlerës në shqip: gajb, mehr, rrisk
17:30 Terma fetarë që duhen ruajtur: melek, shejtan, haxh
19:14 Ilah dhe ibadet: kuptim shumë më i gjerë se "zot" dhe "adhurim"
23:00 Fjalë me kuptim tjetër kur i referohen Allahut (gani)
25:00 Rasti i Junusit a.s. — gabimi i rrezikshëm i fjalës "nakir"
27:00 Fjalë me kuptime të kundërta: asas, kuru
30:12 Fjalë që kanë ndryshuar kuptim me kohë (karje, xhejb)
34:51 Rrethanat historike: bizantinët apo romakët?
40:12 Fjalitë eliptike dhe shembulli i Jusufit a.s.
50:00 Shprehjet idiomatike: "ma ngrohen zemrën" vs "ma ftohen gjoksin"
54:00 Ndikimi i botëkuptimit të përkthyesit dhe filozofisë greke

#PrishtinaTalks #JusufKastrati #PërkthimiIKuranit #Islam #GjuhaArabe #Tefsir #Teologji