Dosja Bleona Mata! Misteri që fshihet në mal - Homeland Cases

Homeland Albania

Homeland Albania

14,381 views

Rasti i  parë në “Homeland Cases” është ai i Bleona Matës, vogëlushes që u zhduk pa gjurmë në Maj të vitit 2010.

16 vite më pas, ndonëse mediat e rikthejnë vëmendjen për të diskutuar mbi pistat e reja, nuk ka ende një hetim aktiv, apo një indicie për të rinisur një hetim. Rasti i Bleona Matës konsiderohet “cold case”, në raftin e dosjeve pa autor, pa pistë zyrtare si dhe pa të akuzuar direkt.

Mirëpo a është momenti që kjo dosje të rihapet dhe t’i jepet një përgjigje nënës përtej tymnajës mediatike që e përdor këtë rast si karremin ideal për klikime?

Në “Homeland Cases” do të gjeni një përmbledhje të detajuar të rastit, vit pas viti, dëshmi pas dëshmie për të kuptuar peshën e misterit që mbart kjo dosje.