Në Fier është baza e grupeve më të fuqishme që lidhin fijet e krimit të organizuar.
Qetësia dhe balanca mes të fortëve që karakterizon qytetin, është pjesë e një filozofie të sofistikuar mafioze.
Vrasja e kreut të një prej familjeve më të fuqishme në vitin 2021 trazoi ujrat mes grupeve që sundojnë botën e nëndheshme të krimit.
Si u shndërrua Fieri në laboratorin e çdo aktiviteti të krimit të organizuar dhe kush janë padrinot me influencë ndërnacionale që kamuflohen si biznesmenë të mëdhenj.
Programi "Inside Story" është një cikël dokumentarësh investigativë që synon transparencën, gabimet e qeverisë, inkompetencën, indiferencën, financat publike dhe çështje të tjera. Ky produkt televiziv përfshin realizimin e intervistave me vetë protagonistët apo zyrtarët përgjegjës në terren, filmime në vendngjarje, informacione konfidenciale, materiale arkivore dhe dokumente zyrtare. Ky cikël trajton fenomene që prekin shoqërinë tonë, nëpërmjet detajeve ekskluzive dhe të pathëna.
Çdo të Martë, Ora 21:00
Kryeredaktor: Andi Malasi
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#InsideStory#TopChannel

Historia e Fierit eshte interesante,dinamike!
Kish nevoje per pak histori per te kuptuar tiparet,mentalitetin,botkuptimin e Fierakeve per te qenurit dhe te jetuarit!
Thuhet se fjala Fier vjen nga fjala Fiera qe ne italisht do te thote panair,dhe kte emer mund tja kene vene Venecianet sipas nje hipoteze!
Dhe Fieraket kane nje sens te vecante per tregtine!
Te ardhurit e pare ne Fier jane vllehet ose cobanet si quhen ne Fier,ata erdhen nga treva e Korces ose Voskopojes te perndjekur nga Ali Pasha i cili e dogji Voskopojen dhe keta u dynden drejt pashallekut te Beratit dhe u sollen aty nga familja Vrioni qe jane dhe themeluesit e Fierit qe njohim sot!
Fale ketyre prurjeve muzika qytetare Fierake eshte e gershetuar me elemente muzikor te zones Voskopojes pikerisht nga cobanet!
Kur flasim per Kosovar,Cam,Lab apo Mallakastriot ne Fier nuk flasim per komunitete te ardhura mbas viteve 90 por komunitete te ardhura para luftes dyte boterore dhe me pas gjate diktatures!
Zonat e influences ne Fier jane krijuar qe para viteve 90,qyteti kishte nje identitet te perbashket dhe nje te vecante sipas komunitetet!
Kosovaret thone jam Kosovar nga Fieri,Lab nga Fieri,Malllakastriot apo cam nga Fieri,sepse Fieri ndryshe nga te gjitha qytetet e tjera te ben te ndihesh Fierak kur ti jeton aty.
Une nuk kam degjuar te thone jam lab nga Tirana apo Kosovar nga Tirana.
Fieri ka nje kulture te atille qe ta lejon identitetin personal.
Mbas viteve 90 eshte nje komunitet i vogel nga veriu kryesisht nga Puka,Tropoja dhe Kukesi por dhe ata po ti pyesesh te pergjigjen jam Fierak vetem kur hy ne detaje te sqaron me gjate!
Fieri eshte nje qytet qe te ben per vete,komunitetet qe banojne Fierin kane trasheguar miresine e myzeqareve.Fieri ka pasur shume qytetari,Fieraket jane njerez qe e duan qetesine ne bisede,te vleresojne kur arsyeton si njeri i kohes por dhe si njeri me vlera,ata ta japin respektin kur e meriton dhe te vleresojne!
Askush nuk te behet shok me i mire ne Shqiperi se sa Fieraket.
Ata e duan korrektsine ne marrdhenie,ju pelqejne bisedat e qeta,frytdhenese,produktive!
Fieraket jane te vetmit qe bejne humor te zi,ata kur te tallin ose ofendojne mundohen ta bejne me nivel duke perdorur metafora,parabola.
Kane oratori por ndryshe nga Vlonjatet nuk e kane te tepruar,por nje oratori qe zbret ne konkretese.
I duan njerzit ambicios,njeriun qe do te perparoje e vleresojne dhe nuk i tregojne smirre!
Ketu flasim pergjithsisht dhe i referohem botkuptimit tyre.
Kur vjen puna te ligji dhe shteti ata e kane per turp ti zeri shteti ose ligji ne pozicionin e njeriut trashe,e kane per turp tua besh 8-2.
Fieraket jane te ngjashem me italianet ata nuk e shkelin ligjin pa u konsultuar me ligjin dhe shkeljen e tij,dine sa shkelin ku shkelin dhe ku rreshkasin,dhe ne kte menyre ligji nuk i befason se jane te ndergjegjshem per ate qe bejne dhe shkelin aq sa mund te devijojne,jane ato hapesirat ligjore per te cilat ata kujdesen si italianet!
Fieraket nuk jane mendjemedhenj dhe pordhac,e perbuzin harbuterine,keto jane tiparet e njeriut dobet!sigurisht ju pelqen vetja aq sa ka lezet dhe deri aty ku tregojne vleresim per veten.
Ata te hapin rruge kur zenja dhe konflikti eshte pa bereqet,te hapin rruge aty ku nuk fitojne nder dhe respekt dhe ketu si njesi matese eshte mentaliteti qe cuditerisht eshte i njejte per te gjitha komunitetet e tij,por kur vjen puna te nderi,respekti dhe prekja e interesit ashtu si i konsiderojne ata keto gjera,dine te jene shume te keqinj,dhe nuk tolerojne!
Eshte nje qytet ku jetohet mire,ku njerzit e dine vendin e tyre,nje qytet qe e vlereson qytetarine,formimin,kulturen!
Fieri ka teater,ka galeri artesh,ka pas kinema,dhe shume qendra kulturore.
Ka nxjerre nder vite shume artiste te te gjitha dimensioneve dhe fushave!
Per ta mbyllur aty ku e nisa ky dokumentar nuk tregon Fierin e vertete i cili eshte vertet shume dimensional,me njerez vertete shume te zote,dhe ka qene per shume dekada nje qytet pararoje ne shume fusha sic jane dhe ato shkencore,arsimore,industriale,tregtare