Mohoi njohjen me Agasin/ Bregu: Shpataraku se di çfarë e pret, SPAK i ka thelluar hetimet

MCN TV

MCN TV

4,744 views

Hetimet e SPAK për dosjen e AKSHI-t vijojnë me intensitet dhe, sipas gazetarit Sokol Bregu, nuk janë ndalur pas arrestimeve të fundit, por përkundrazi janë thelluar me mbledhjen e informacioneve dhe provave të reja.

Në MCN Live, Bregu komentoi edhe qëndrimin e Shpatarakut pas arrestimit, duke e lidhur atë me zhvillimet e pritshme të hetimit dhe me të dhënat që mund të dalin në vijim për personat e përfshirë në dosje.

Bregu u ndal edhe te sjellja e Shpatarakut në momentin e arrestimit, duke argumentuar se reagimi i tij ndaj policisë nuk duhet parë i shkëputur nga fakti se operacioni ishte kryer me urdhër të SPAK.

Sipas tij, situata mund të ndryshojë ndjeshëm nëse hetimi i SPAK arrin në prova të tjera, ndërsa ai e konsideroi qëndrimin fillestar të Shpatarakut si një sfidë ndaj sistemit të drejtësisë.


Kronikat e ditës dhe ekskluzive nga MCN LIVE.#MCNTV #MCN #News