18-vjeçarja përballë prindërve/ Burri nxjerr sms e tradhtisë së gruas. Vajza: S'je baba për mua

Me Zemer Te Hapur

Me Zemer Te Hapur

65,468 views

Ferdinand  Doda  është  rikthyer për të disajtën herë në studio, pas disa denoncimeve që ai së bashku me të atin ka bërë për nënën, vëllain dhe nusen e tij. Ai e akuzon të ëmën se e ndau nga nusja dhe tani e ka ndare edhe nga fëmijët.Ferdinant Doda, Prej vitesh përballet me një tragjedi familjare që sdihet se kur do ta ketë fundin. Mes dhimbjes dhe mallit që i djeg shpirtin ai shprehet me lot në sy se jeta e tij ka vite që nuk ka kuptim. Ai vuan nga mungesa e  fëmijëve edhe pse jetojnë në të njëjtin oborr. Ndër të tjerash brenga dhe dhimbja më e madhe e tij është se personi  që mban larg fëmijët nga ai  dhe i del në mbështetje ish bashkëshortes, është nëna e tij e cila jeton së bashku me fëmijët. Ferdinanti shprehet se vajza e madhe dhunon vajzën e vogël dhe se ikën nga shtëpia dhe kthehet në mesnatë. Ai thotë se ajo vuan edhe  nga probleme të shëndetit mendor, e cila duhet të kurohet patjetër. Por nga ana tjetër vet ish bashkëshortja e Ferdinantit i ka hedhur poshtë këto akuza duke u shprehur se Ferdinanti nuk ia lejon që fëmijët ti marri me vete  edhe pse ka fituar ligjërisht kujdestarinë e tyre. Këto dhe shumë të tjera i ndiqni në emision…

Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme:
shorturl.at/dyO67
Ndiq News24 ne facebook : https://bit.ly/2K4vrI4
Ndiq News24 ne instagram : https://bit.ly/2M9HsPn